Këshilli Gjyqësor, Karaxhoski: Kujt nuk i pëlqen vendimi, të ankohet
Edhe pse ish kryetarja dhe kandidatja për kryetare e Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkovska...

Edhe pse ish kryetarja dhe kandidatja për kryetare e Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova, ka kërkuar që seanca për shqyrtim të ankesave nga kandidatët për kryetar të gjykatave në Këshillin Gjyqësor të jetë e hapur për opinionin, një gjë e tillë nuk u lejua.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovsi, tha se kërkesa është e pabazë dhe se çdo kandidati që nuk i pëlqen vlerësimi mund të parashtrojë ankesë.
“Funksioni gjykatës është publik, por në pajtim me Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe rregulloren e punës duhet të respektohen dispozitat për mospublikimin e mbledhjes në këtë pjesë, veçanërisht vendimet që përgatiten me vlerësime janë të karakterit të besueshëm. Secili gjykatës e merr vlerësimin në një zarf të mbyllur personalisht nga kryetari i gjykatës konkrete”,- deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski.
Se kur përfundimisht do të zgjedhen kryetarët e rinj, Karaxhovski tha se saktësisht nuk e di, por pret që kjo të ndodhë deri në fund të muajit.
“Përfundimisht nuk mund të them, mund vetëm të prognozoj, por nuk dua të manipuloj. Shpresoj se deri në fund të muajit eventualisht do të mund të zgjedhen”,- theksoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski.
Nedellkova, ndërkohë, ka kërkuar përgjigje nga Këshilli Gjyqësor se pse në vlerësimin e jashtëzakonshëm nuk i janë pranuar punimet shkencore që i ka publikuar në gazetat e huaja me impakt faktor ndërkombëtar, pse i janë dhënë vetëm 185 pikë nga gjithsej 190, me çka është ranguar më poshtë kundërkandidatja, Snezhana Bajllozova, e cila është ushtruese e detyrës kryetare në Gjykatën Supreme dhe nëngjykatësi suprem, Jovo Vangellovski? Publikisht ankesa kanë bërë vetëm Nedelkova dhe Ivan Xhilev, i cili është kandidat për kryetar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, gjegjësisht në Gjykatën Penale. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
