Greqia shkyç largpërçuesin, ELEM: Nuk do ketë rritje të çmimit për amvisëritë

11.01.2017 16:02

ELEM njofton se gjatë ditës së djeshme është regjistruar mbi 30% konsum më i madh se zakonisht i energjisë elektrike, për shkak të motit të ftohtë....

Nga ELEM thonë se moti i keq që ka goditur vendet e Europës Juglindore dhe Qendrore, ka shtuar kërkesën dhe harxhimin e energjisë elektrike.

Bashkë me kërkesën e shtuar, edhe ngecja e shumë kapaciteteve bërthamore dhe termoenergjetike në rajon dhe vendet e Evropës Qendrore, drejtpërdrejtë ndikojnë edhe në çmimet e energjisë elektrike, thonë nga kompania.

Vetëm dje Greqia solli ndalesë për transaksione fizike dhe e ndërpreu largpërçuesin drejt Maqedonisë, duke penguar transitimin e energjisë.

“Edhe Bullgaria po shqyrton opsionet për mbylljen e interkonektimit personal drejt vendeve fqinje”, potencojnë nga  ELEM.

Kompania gjithsesi thotë se kjo periudhë nuk do të ndikojë ndaj çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe për ekonomitë e vogla, sepse implikacionet negative financiare në tërësi janë nivelizuar me vlerën e shtuar të shitjes së tepricave të energjisë elektrike që ShA ELEM e ka realizuar në nëntor dhe dhjetor, si dhe nga tepricat që kompania do t'i realizojë në periudhën në vijim.

Mjetet për atë dedikim, ELEM në tërësi i siguroi nga puna personale.