MAQEDONI
Shtohen aksidentet në trafik
08.05.2014 18:28
Mos respektimi i rregullave të trafikut, vozitje në ndikimin e alkoholit dhe persona të pa përgaditur për në trafik...
Mos respektimi i rregullave të trafikut, vozitje në ndikimin e alkoholit dhe persona të pa përgaditur për në trafik, janë shkaqet kryesore, për rritjen e numrit aksindeteve në vend.
Edhe pse në Maqedoni, organizohen shumë fushata mediatike për rrespektimin e rregullave të komunikacionit, në praktik ndodhë e kundërta.
Vetëm në 24 orët e fundit, në kryeqytet janë regjistruar 9 aksidente, të cilën me lëndime të lehta janë 11 persona. Kjo gjë alarmron njohësitë e kësaj lëmie.
Profesori Zekirja Zeqiri thotë se, kjo dukuri mund të ndryshohet vetëm nëse siguria e komunikacionit futet si lënëd në mësimin arsimor.
“Mos respektimi i shenjave të komunikacionit, shofera në ngjendje të alkolizua, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes apo radios autoparku kryesisht në shtetin tonë është i vjetër, këto janë pra elementet kryesore të cilat bëjnë gjendjen e keqe komuikacionit apo aksidentete. Unë mendoj se nëse në gjithshkollat e mesme siguria e komunikacionit futet si lënd vendoset në kuadër të mësimit, atëherë besoj se rritje e kulturës do të rritet shumë ”, shprehet zv/drejtor i QSHA-së, Zekirija Zeqiri.
Qytetarët e anketuar nga TVM-2 thonë se nuk ndjehen të sigurt në trafikun rrugorë.
“Jo hiq nuk është sigurt. Pse nuk është sigurt?-sepse nuk është. Cilat janë shkaqet për rritjen e numrit të aksidenteve.Ka njerëz që e marin patentetn me para dhe nuk din pastaj të ngasin makinën”, shprehet qytetari.
“Jo nuk ndjehëm aspak i sigurt,sepse komnikacioni është shumë i ngarkuar dhe nuk ka rregulla.Kush nuk i respektojnë rregullat? Më shumë të rinjët nuk i respektojnë shenjat a kominkacionit.Sytë katër duhet me i pas”, shprehet qytetari.
“Vet e shihni si është komunikacionin. Kjo gjë është krzesisht ndodhët tek pjesa jonë, aty më shumë respektohen rregullat.Si mund të ndryshohet kjo gjë? Duhet të respektojm rregullat dhe qytetarët që kalojnë rrugët”, shprehet qytetari.
Nxënësit e Qendrës Shkollore te Autorafikut në Shkup, vlersojne se zbatimi i rregullave ne praktike eshte shum i rendesishem.
“Interesimi është pak më i dobët në praktik duke mos i parë si arsyeshme ata rregulloret dhe për atë mund të vijë deri në aksidente të ndryshme në kominikacion”, shprehet nxënës i QSHA-së.
“Rol shumë të rëndësishme është praktika në atë se çfarë mësojmë ne në klas dhe si duket ajo kur e inponojmë në praktik”, shprehet nxënës i QSHA-së.
Aksidentetet e trafikut shpesh herë përfundojnë edhe me viktima. Vetem mbërëmë në autostradën Strugë-Dibër si pasoje e shpejtesise se madhe në një aksident jetën e humbi një pjesmarres 19 vjeçarë.
REXHEP QAMILI
