MAQEDONI
Aksident i rëndë në aksin RRUGOR Jazhincë-Tetovë
08.05.2014 18:34
Dhjetë persona të lënduar, është ky bilanci i aksidentit që ka ndodhur sot pasdite në hyrje të fshatit Sllatinë të Tearcës...

Dhjetë persona të lënduar, është ky bilanci i aksidentit që ka ndodhur sot pasdite në hyrje të fshatit Sllatinë të Tearcës.
Aksidenti ka ndodhur kur një veturë e tipit Mercedes Benz është përplasur me një furgon, ndërsa në aksident kanë pësuar përplasje edhe një traktor me rimorkio dhe një veturë e tipit Passat.
Mësohet se në spitalin Klinik të Tetovës ndihmë mjekësore kanë kërkuar 10 persona, tetë prej të cilëve kanë qenë me lëndime të lehta, ndërsa dy të tjerë kanë qenë me lëndime pak më të rënda në kokë, por nga spitali Klinik i Tetovës kanë njoftuar se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti ka ndodhur diku rreth orës 13:30 minuta, në afërsi të stacionit të autobusëve në fshatin Sllatinë në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë, ndërsa furgoni ka pasur brenda udhëtarë nga fshati Tearcë.
Për të hetuar më në detaje arsyet e aksidentit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë së Tetovës, të cilët do të sqarojnë ditëve në vijim epilogun e këtij aksidenti.
MEFAIL ISMAILI
