Botë

Shqipëri, shkon në tetë numri i viktimave nga i ftohti

11.01.2017 18:56

Ka shkuar në 8 numri total i personave të vdekur për shkak të motit të ftohtë...

Gjatë ditës së sotme janë shënuar dy viktima në Tiranë, Pogradec dhe në Fier. Një 12-vjeçar ka humbur jetën në liqenin e Kasharit, që këto ditë kishte ngrirë pjesërisht nga i ftohti, ku po luante në akull me miqtë e tij.
 
Por, fatkeqësisht, akulli është çarë, duke i shkaktuar vdekjen 12-vjeçarit, ndërsa edhe motra e tij 15-vjeçare ka rrezikuar jetën, por ka shpëtuar. 
 
Ndërkohë, në qytetin e Pogradecit është gjetur i pajetë në banesën e tij 40-vjeçari, Renato Shuka, i cili për shkak të mungesës së ngrohjes ka gjetur vdekjen si pasojë e temperaturave të ulëta. 
 
Në Fier, një 40-vjeçar ka rënë në rezervuarin e fshatit Petovë në njësinë administrative të “Mbrostar Ura”.
 
Viktima ende i paidentifikuar ka tentuar të kalojë mbi sipërfaqen e ngrirë të rezervuarit. Kanë qenë banorët ata që e kanë njoftuar policinë, të cilët së bashku me polumbarët do të kërkojnë trupin e 40 vjeçarit në ujërat e ngrira të rezervuarit. 
 
Ndërkohë, një tjetër i moshuar ka ndërruar jetë nga gripi në Spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
 
Burime në Ministrinë e Shëndetësisë konfirmuan lajmin se pacienti ishte i shtruar prej disa ditësh në Spitalin e Sanatoriumit, i diagnostikuar nga sëmundjet pulmonare kronike.
 
LULJETA NDOKA