Botë
I ftohti në Europë, shkon në 60 numri i viktimave
11.01.2017 19:21
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës u kanë marrë jetën më shumë se 60 personave në kontinentin europian...

Kategoria e personave që janë prekur më shumë nga moti i acartë, i cili u ka marrë më pas atyre jetën, janë të pastrehët dhe të moshuarit.
Për këtë arsye autoritetet e të gjitha shteteve europiane u kanë bërë thirrje, sidomos personave të pastrehë, që të shkojnë në mjediset e strehimit dhe shkolla lokale për të mbrojtur jetën e tyre.
Deri më tani në Poloni është shënuar numri më i madh i viktimave me njëzet të tillë.
Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në Stamboll, dy në Serbi, tre në Maqedoni, tre në Bullgari dhe pesë në Shqipëri.
Shtetet e tjera ku janë shënuar viktima janë Republika çeke, Ukraina dhe Italia.
