MAQEDONI
Unger: Popujt të shohin drejtë të ardhmes së tyre
08.05.2014 18:45
Ajo që duhet t’iu interesojë më shumë popujve evropian është e ardhmja e tyre...

Ajo që duhet t’iu interesojë më shumë popujve evropian është e ardhmja e tyre.
Kështu është shprehur kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bashkimit Evropian, Feliks Unger, në vigjilje të ditës evropiane, 9 majit, i cili me ftesë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ndodhet për një vizitë zyrtare në Shkup. Feliks është ndalur edhe në kontestin që Maqedonia ka me fqiun e saj jugor, Greqinë.
“Mendoj se ne kemi dëshmuar edhe më herët se e njohim Maqedoninë me emrin kushtetues dhe këtu nuk ka vend për të dyshuar. Historia duhet të shërbejë si diçka pozitive, por më shumë na intereson e ardhmja. Ballkani është një vend i bukur dhe duhet të shikohet përpara”, deklaroi kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të BE-së, Feliks Unger.
Nga ana tjetër kryetari i ASHAM-it, Vllado Kambovski, tha se nuk është në detyrën e tyre si institucione shkencore të merren me zgjidhjen e problemeve, siç është kontesti me emrin. Sipas tij, barrierat midis popujve mund të tejkalohen nëpërmjet projekteve të përbashkëta.
“Së shpejti afrohet edhe dita e tolerancës së Bashkimit Evropian, 16 maji. Ne duam që të krijojmë tolerancë më shumë dhe thyerje të barrierave tjera që kemi këtu në Ballkan. Normalisht ne këtu nuk jemi të zgjidhim çështjet, që është detyrë e institucioneve tjera”, tha kryetari i ASHAM-it, Vllado Kambovski.
Kambovski më tej shtoi se popujt në rajon dhe sidomos institucionet shkencore, duhet të dëshmojnë se nëpërmjet bashkëpunimit mund të përshpejtojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
MEMEDALI JUSUFI
