Botë

Është ngrirë Deti i Zi afër Burgasit

12.01.2017 20:00

Pas më shumë se gjysmë shekulli, uji në Detin e Zi afër Burgasit, sërish ka ngrirë, lajmëroi BTA...

Dukuria e rrallë mund të vëzhgohet nga porti "Sarafovo", si dhe nga Stacioni i atjeshëm detar.
 
Shtresa e ngrirë po rritet, për shkak të temperaturave ekstreme të ulëta, kumtuan autoritetet lokale.
 
Anija "Anastasia", e cila shërben për shetitje turistike gjatë verës, tani i ngjan një skulpture akulli.