Botë
Tramp nominon Rudolf Xhulianin ekspert për sigurinë kibernetike në sektorin privat
12.01.2017 21:39
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp e nominoi ish-prefektin e Nju-Jorkut, Rudolf Xhuliani...

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp e nominoi ish-prefektin e Nju-Jorkut, Rudolf Xhuliani, si ekspert më të vjetër për çështjet e sigurisë kibernetike në sektorin privat, transmeton TASS.
"Presidenti i zgjedhur Donald Tramp me kënaqësi kumton se ish-prefekti i Nju-Jorkut, Rudi Xhuliani, si mik i mirë dhe i besueshëm do t'i ndajë përvojën dhe njohuritë e tij për sigurinë kibernetike në sektorin privat si dhe për mundësitë për zgjidhjen e problemeve në këtë sferë", kumtoi pres shërbimi i Trampit.
Kjo është zonë e cila zhvillohet, si lidhur me sulmet kibernetike, ashtu edhe lidhur me kundërshtimin e tyre dhe prandaj është e rëndësishme të marrim informacione në kohë prej burimeve të ndryshme", theksohet në kumtesë.
Rudolf Xhuliani për momentin është kryetar i kompanisë "Grinberg Orig" (Greenberg Eaurig), e specializuar për sigurinë kibernetike./mia
