Botë

Shtatë të vdekur nga bombardimet në Damask

13.01.2017 09:58

Të paktën shtatë persona janë vrarë nga një sulm kamikaz në Damask të Sirisë...

Media shtetërore tha se sulmi ndodhi në lagjen Kafr Sousa ka janë të vendosur edhe forcat e sigurisë.
 
Ekziston frika se nga ky sulm mund të rritet numri i viktimave. Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se disa persona kanë mbetur të plagosur.
 
Lagjia Kafr Sousa ndodhet në jug të Damaskut dhe është një zonë ku banojnë disa ministra dhe zyrtarë të lartë, por burime i thanë AFP se shpërthimi ka ndodhur larg banesave të tyre.
 
Damasku është kryesisht nën kontrollin e presidentit Bashar al Assad, por edhe grupet rebele janë të pranishme në zonat periferike të kryeqytetit.
 
Një armëpushim mes forcave qeveritare dhe grupeve rebele, e cila ishte ndërmjetësuar nga Turqia dhe Rusia, hyri në fuqi në fund të vitit të kaluar./Oranews