Maqedoni

BDI me porosi për VMRO-në dhe LSDM-në: Të plotësohen tre kushtet kyçe

13.01.2017 12:19

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, pas një mbledhjeje të gjatë ditën e djeshme...

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, pas një mbledhjeje të gjatë ditën e djeshme, doli me vendim të prerë, se pa u plotësuar tre kushtet kryesore: gjuha shqipe të jetë e barabartë, zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale dhe përshpejtimi i procesit të eurointegrimeve, nuk ka negociata për qeverinë e re me asnjë parti politike.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në deklaratë tha se koalicionimi i mundshëm me të dyja partitë, VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në, vlerësohet njësoj, duke mos u favorizuar asnjëra.