Maqedoni
MASH shtyn fillimin e shkollës për 23 janar
13.01.2017 12:30
Ministrii e Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu solli vendim për shtyerjen e dates së fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor, nga 18 Janar në 23 Janar..

“Në bazë të kërkesave të shkollave për zgjatjen e pushimit dimëror dhe duke pasur parasysh kushtet e ftohta klimatike, në konsultim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë të cilët kanë konstatuar se në periudhen e pushimeve numri i të sëmurëve nga gripi është ulur dukshëm, morëm vendim të cilin e pamë të arsyeshëm që pushimi vjetor i shkollave të shtyhet për disa ditë, që do të thotë fillim viti shkollor i gjysëm-vjetorit të dytë do të fillojë me datën 23 Janar 2017”, deklaroi Luftiu.
