Botë
Ukrainë, 40 të vdekur dhe 800 të lënduar nga hipotermia
13.01.2017 13:16
Dyzet njerëz vdiqën për një javë nga hipotermia në Ukrainë, ndërsa mbi 800 janë lënduar...

Dyzet njerëz vdiqën për një javë nga hipotermia në Ukrainë, ndërsa mbi 800 janë lënduar, deklaroi shefja e Shërbimit të ndihmës së shpejtë, Tetjana Timoshenko.
Prej gjashtë janarit, në disa zona ukrainase temperatura u ul prej minus 20 deri në minus 25 gradë celsius.
Timoshenko theksoi se deri sot në mëngjes 869 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 753 prej tyre janë shkruar në spital dhe brenda dy ditëve raportohet se kanë humbur jetën 29 persona.
“Brenda dy orëve të fundit, 11 njerëz kanë vdekur nga hipotermia, fillimisht në zonën Rovenska, Lvovska dhe Nikolaevska. Numri më i madh i viktimave kanë qenë të dehur”,- theksoi Timoshenko.
