Maqedoni

ELEM: Furnizimi me energji, në mënyrë të pandërprerë

13.01.2017 14:18

Furnizimi me energji elektrike po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në pajtim me nevojat

Furnizimi me energji elektrike po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në pajtim me nevojat, edhe përkundër konsumit të shtuar për mbi 30% gjatë 24 orëve të fundit, thonë nga ELEM.
 
Sipas tyre, “për konsumatorët e tregut rregullator janë dërguar 21,459 Mëh, prej të cilave 17,859 Mëh, apo 83 për qind, janë siguruar nga kapacitetet vendore elektroenergjetike të ShA ELEM, ndërsa 3.600 Mëh, përkatësisht 17 për qind, janë furnizuar nga importi. Për 11 ditët e para të këtij viti, prodhimi vendor është tejkaluar për 8,39 për qind në krahasim me të planifikuarën në bilancin energjetik”,- sqaron ShA ELEM.
 
Për sot nuk është paraparë furnizim plotësues i energjisë elektrike, ndërsa nevojat e plota të konsumatorëve në tregun rregullator janë siguruar përmes prodhimit nga kapacitetet vendore elektroenergjetike.
 
Furnizimi i energjisë elektrike që po bëhet në këtë periudhë në kushte të konsumit rekord dhe temperaturave ekstreme të ulëta, nuk do të ndikojë ndaj çmimit të rrymës për amvisëritë dhe për ekonominë e vogël, potencon ShA ELEM.
 
GAZMEND REXHEPI