Emigrantët ilegalë, shpëtohen 800 refugjatë pranë brigjeve të Libisë
800 migrantë janë shpëtuar nga roja bregdetare italiane...

Migrantët po udhëtonin me varka nga brigjet e Libisë dhe trafikuesit përfitojnë nga koha e ftohtë me mjegull për të kaluar të pavërejtur nga policitë e vendeve europiane.
Anija e rojeve bregdetare italiane dhe dy anije të shoqatave humanitare arritën të shpëtojnë gjashtë varka të mbushura plot, që rrezikonin përmbytjen në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Libisë.
Vitin e kaluar u shpëtua një numër rekord prej 181,000 migrantësh që nga Afrika kërkonin të hynin përmes Mesdheut në Itali.
Libia është kthyer në një parajsë për trafikantët e qenieve njerëzore, për shkak të problemeve mes qeverisë dhe grupeve të armatosura që nuk i lë kohë autoriteteve të kontrollojnë edhe detin.
BE ka nënshkruar marrëveshjen me Turqinë për të penguar kalimin e emigratëve ilegalë në Greqi e më pas në vendet e Unionit, por kjo marrëveshje nuk mund të nënshkruhet edhe me Italinë për shkak të mungesës totale të ndikimit qeveritar në Libi.
GAZMEND KURTISHI
