Maqedoni
MASh shpall konkurs, bursa për studime në 100 top universitetet e botës
13.01.2017 16:24
Qeveria për të shtatin vit me radhë shpalli Konkursin për bursa të studentëve të cilët do të regjistrojnë ciklin e parë...

Qeveria për të shtatin vit me radhë shpalli Konkursin për bursa të studentëve të cilët do të regjistrojnë ciklin e parë, të dytë apo të tretë të studimeve në ndonjërin nga 100 universitetet më të mira në botë, sipas listës së Shangait. Afati për aplikim është 1 shtatori i këtij viti.
“Shumat në nivel vjetor arrijnë deri 40.000 dollarë amerikane vetëm për mbulim të regjistrimit, ndërsa plotësisht mbulohen edhe shpenzimet për jetë, vendosje dhe transport. Konkursi parasheh mbështetje për studentët të cilët do të regjistrohen dhe do të studiojnë në fushën e shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, së drejtës ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë dhe gjenetikës”,- deklaroi zëvendësministri i Arsimit Dhe Shkencës, Spiro Ristovski.
Studenti të jetë i regjistruar në ndonjërin nga 100 universitetet më të mira në botë, duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër dhe të ketë arritur sukses në arsimin paraprak.
Pas përfundimit të studimeve, kandidatët obligohen të kthehen në Maqedoni dhe të punojnë në sektorin publik apo privat së paku në një periudhë dyfish më të madhe nga periudha e shfrytëzimit të bursës.
GAZMEND REXHEPI
