Maqedoni

Gripi sezonal, mjekët: kujdes fëmijët, janë më të rrezikuarit

13.01.2017 17:20

Pas vdekjes së dy fëmijëve si pasojë e gripit, janë shtuar apelet e mjekëve për kujdes të shtuar ndaj më të vegjëlve...

Pas vdekjes së dy fëmijëve si pasojë e gripit, janë shtuar apelet e mjekëve për kujdes të shtuar ndaj më të vegjëlve, të cilët janë edhe kategoria më e rrezikuar për shkak të imunitetit të dobët.
 
Fëmijët janë më të prirur të preken nga infeksionet dhe zakonisht në këtë periudhë kemi rritje më të madhe të incidencës të sëmundjeve virusale, sidomos ato respiratore, thotë mjeku pediatër, Rexhep Mehmedi.
 
“Sigurisht, prindërit më shumë i tangon çështja e temperaturës së lartë tek fëmijët, prandaj ne ju sugjerojmë prindërve që ta përcjellin rregullisht temperaturën e trupit dhe në rast se kemi prolongim të kësaj gjendje afebrile, duhet të konsultohet mjeku, ku pastaj mjeku do të bëjë një ekzagjerim se vallë a bëhet fjalë për ndonjë sëmundje virusale që manifestohet vetëm me simptoma të traktit të organeve të sipërme të frymëmarrjes apo kemi ndonjëherë kapje me simptoma të pneumonisë dhe belhitit. Pra, infeksion të mushkërive në ato raste duhet të kemi kujdes më të madh në kuptimin e ekzagjerimeve dhe analizave laboratorike që të vërtetojmë nëse bëhet fjalë për ndonjë infeksion bakterial, ku në ato raste duhet të përshkruajmë barna, siç janë antibiotikët”,- deklaroi specialisti pediatër, dr. Rexhep Mehmedi.
 
Po ai është decid, se fëmijët nuk duhet të trajtohen me antibiotikë pa konsultim me mjekun pediatër, pasi përdorimi i tepërt dhe i panevojshëm i antibiotikëve shkakton rezistencë ndaj  mikroorganizmave.
 
Sipas tij, prindërit duhet të kenë kujdes që fëmijët gjatë kësaj periudhe mos t’i nxjerrin nëpër vende të frekuentuara, sepse janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve.
 
Për të parandaluar shtimin e të sëmurëve nga gripi, edhe Ministria e Arsimit vendosi për shtyrjen e fillimit të semestrit të dytë shkollor për më 23 janar.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU