Maqedoni
Pavlopulos: Maqedonia po na provokon, pa e ndryshuar emrin ta harrojë BE-në
13.01.2017 19:24
Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, i ka dërguar një mesazh të ri Shkupit zyrtar...

“Derisa fqinji ynë të shfrytëzojë emrin Maqedonia, nuk do të mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian”,- thotë Pavlopulos.
Ai ka shtuar se qëndrimi i Maqedonisë për ta përdorur vetëm emrin Maqedoni, shpreh provokim dhe falsifikim të historisë.
“Është e qartë se përderisa insistohet të përdoret emri, çka përveç se është falsifikim fyes i historisë, përhap iredentizëm, nuk do të ketë perspektivë europiane",- ka thënë ndër të tjera presidenti grek, Pavlopoulos.
