Maqedoni
Tre automjete përfshihen nga zjarri në rajonin e Shkupit
13.01.2017 20:27
Tre automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme...

Dy automjete janë përfshirë nga zjarri në bulevardin "8 Shtatori" prej të cilëve njëri "golf 2" është djegur në tërësi, ndërsa i dyti "pasat" pronë e N.N. është djegur pjesërisht. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:50, ndërsa ekspertiza do të bëhet gjatë ditës së sotme.
Automjeti i tretë "opel vektra" pronë e 32-vjeçarit A.R. është përfshirë nga zjarri në orën 23:45 në fshatin Studeniçan. Automjeti është përfshirë nga zjarri në pjesën e parme, ndërsa pronari nuk ka kërkuar të bëhet ekspertizë./mia
