Testimi ekstern prej 30 janar deri më 3 shkurt

15.01.2017 14:52

Testimi ekstern i maturantëve do të mbahet nga 30 janari deri në 3 shkurt të këtij viti....

Testimi ekstern i maturantëve do të mbahet nga 30 janari deri në 3 shkurt të këtij viti.

Këtë e bëjnë të ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra shtetërore e provimeve, sipas të cilave testimi ekstern mbahet në këtë periudhë në pajtim  me vendimin për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve.

Sipas këtij vendimi gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017, shtyhet për një javë, përkatësisht  do të fillojë më 23 janar, për shkak të rezikut nga përhapja e gripit.