Treni provokues serb n% Kosovë, reagime në Prishtinë, Beograd e Bruksel

15.01.2017 14:56

Një tren illegal me përmbajtje provocative i nisir nga Beogradi drejt Mitrovicës...

Një tren ilegal me përmbajtje provokative i nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës, nuk është lejuar tël futet mbrëm në teritorin e Kosovës, por kjo ka bërë që të tensionohen mardhëniet mes dy vendeve.

Autoritetet e Republikës së Kosovës nxorrën në Jarinje njësitin special ROSU, për ta ndaluar futjen e trenit illegal dhe e quajtën provokim të rradhës nga Serbia nisjen e një treni të pa licencuar drejt teritorit të Kosovës, e aq më tepër treni përmbante mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeminsitri Isa Mustafa urdhëruan institucionet që të marrin të gjitha masat ligjore dhe kushtetuese për mbrojtjen e interesave shtetërore.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë një konferencë të jashtëzakonshme tha se: “Kthimi prapa i këtij treni është vendim i duhur dhe hyrja e tij në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës nuk do të lejohej, ose në rast se do të hynte do të trajtohej në përputhje më ligjet e Republikës së Kosovës. Nuk do të lejojmë provokime të tilla për kthimin e Kosovës dhe rajonit në vitet errëta”, tha Mustafa. Por një veprim i tillë nuk i pëlqeu kryemisnitrit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se  “Prishtina ka provuar të shkaktojë konflikt”.

Ndërkohë udhëheqësja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini ka bërë të ditur se ka vështruar nga afër ngjarjet e fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe ka kërkuar që Prishtina dhe Beogradi t’i ulin tensionet dhe të përmbahen.

“BE-ja vazhdimisht ka kontaktuar me të dyja anët në mbrëmjen e së shtunës. Përfaqësuesja e Lartë ka folur edhe me kryeministrin Vuçiq”, ka deklaruar për Tanjug, zëdhënësja e KE-së Maja Kocijancic.

Treni i kthyer mbrapshtë nga autoritetet kosovare, arriti sërish në Beograd në ora 3:56 të mëngjesit.