IN MEMORIAM

Ndërroi jetë aktori i mirënjohur i Teatrit Shqiptar në Shkup, Sefedin Nuredini

15.01.2017 12:26

Pas një sëmundje të rëndë, mbrëmë ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur....

Pas një sëmundje të rëndë, mbrëmë ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur i Teatrit Shqiptar në Shkup, Sefedin Nuredini.

Sefedin Nuredini njihet si një nga aktorët më të suksesshëm shqiptarë brenda dhe jashtë Maqedonisë.

Ai interpretoi si aktor në qindra shfaqje dhe filma, ndërsa ishte edhe regjisor i shumë filmave dhe shfaqjeve teatrore.

Rolin e fundit Nuredini e realizoi në tetor të vitit të kaluar në Tetarin Shqiptar, si kryepersonazh në dramën "Të gjithë bijtë e mi" të Arthur Milerit.

Mbledhja komemorative po mbahet sot që nga ora 12.00 në Teatrin e Komedisë në Shkup, ndërsa varrimi i të ndjerrit do të bëhet në ora 14 në varrezat në Butel të Shkupit.