Obama i zgjat për një vit sanksionet ndaj Iranit

15.01.2017 12:49

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka zgjatur për një vit sanksionet kundër Iranit...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka zgjatur për një vit sanksionet kundër Iranit për shkelje të drejtave të njeriut dhe për mbështetje të organizatave terroriste.

Nëpërmjet një urdhëri ekzekutiv të së premtes Obama i ka ripërtrirë sanksionet joatomike, por e ka afirmuar tërheqjen e sanksioneve të ndërlidhura me programin atomik iranian, para një viti, duke theksuar se marrëveshja atomike e Iranit me fuqitë botërore, e arritur në vitin 2015, ishte e suksesshme.

“Irani vazhdon t’i plotësoj përkushtimet e veta atomike”, tha Obama, por aktivitetet e tjera iraniane, siç janë mbështetja për Hezbollahun në Liban dhe kërcënimet e përsëritura kundër Izraelit, mbesin “në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara në rajon dhe vazhdojnë të paraqesin kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë tonë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara”, thekson presidenti Obama.