Spacex, lansoi në orbitë raketën me 10 satelitë
Raketa SpaceX është lansuar nga Kalifornia në orbitë me 10 satelitë....

Raketa SpaceX është lansuar nga Kalifornia në orbitë me 10 satelitë, që paraqet rastin e parë të lansimit nga ana e kësaj kompanie, prej se një raketë e saj e ngjashme eksplodoi gjatë lansimit vitin e kaluar.
Ky lansim i mbrëmshëm u bë për vendosjen e satelitëve për kompaninë Iridium Communications.
Kthimi i suksesshëm në gjithësi është i rëndësishëm për kompaninë, SpaceX, që i takon biznesmenit të pasur, Elon Musk, pas aksidentit në muajin shtator të vitit 2016. Pos lansimeve komerciale, SpaceX transporton edhe furnizime për Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë. Firma Iridium planifikonj të realizoj edhe gjashtë lansime të raketës SpaceX, secili me nga 10 satelitë, në kuadër të avancimit teknologjik, që pritet të kompletohet në vitin 2018.
