Paris, konferencë për konfliktin izraelito-palestinez
Në Paris të Francës zhvillohet sot një konferencë ndërkombëtare, për konfliktin izraelito-palestinez....

Në Paris të Francës zhvillohet sot një konferencë ndërkombëtare, për konfliktin izraelito-palestinez.
Në konference do të marrin pjesë delegatë nga 70 vende të botës, por jo edhe delegacioni izraelit, pasi konferenca pritet të rikonfirmojnë mbështetjen për zgjidhjen dyshtetërore të konfliktit, me çka nuk është pajtuar Izraeli, derisa palestinezët kanë mirëpritur takimin.
Raundi i fundit i bisedimeve të drejtpërdrejta për paqen mes dy palëve u ndërpre për shkak të mospajtimeve në prill të vitit 2014.
Izraeli dhe palestinezët janë ftuar të dëgjojnë konkluzionet e takimit, por jo të marrin pjesë edhe vet ata në samitin që vjen mes tensioneve më të fundit Izrael-komunitet ndërkombëtar, pasi OKB-ja miratoi një rezolutë muajin e kaluar që denonconte si të paligjshme aktivitetin e ndërtimit të blloqeve të banimit në tokat e pushtuara.
Izraeli akuzoi administratën “Obama” si nismëtare dhe nxitëse të mocionit, të cilin në fakt edhe e lanë të miratohet pa përdorur fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit së OKB-së.
Zgjidhja dyshtetërore, pra për një shtet palestinez së bashku me Izraelin është mbështetur nga të dyja palët, por ka ende vizione kontradiktore mbi llojin e shtetit që do të krijohet.
Izraeli refuzon përfshirjen e ndërkombëtarëve në procesin e paqes, duke thënë se zgjidhja duhet të vijë vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta.
