Mbledhje komemorative, ndërroi jetë aktori Sefedin Nuredini
Ndërroi jetë aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Sefedin Nuredini....

Ndërroi jetë aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Sefedin Nuredini.
Kujtimi për Sefedin Nuredinin do të mbetet i përjetshëm, pasi atë e kujtojnë me më shumë se 120 role të cilat ai i ka luajtur me mjaftë mjeshtëri, 90 prej të cilave kanë qenë role kryesore, deklaroi në mbledhjen komemokrative Drejtori i teatrit Adem Karaga.
“Për të gjetë fjalët që vërtetë shumë vështirë mund të gjinden dhe të përshkruhet madhështia jote. Nga të gjitha ato fotografi në sirtarin e vet që teatri ka ne përzgjodhëm këtë fotografi për të kujtuar të qeshur, ashtu siçm ishe. Solle në skenë zjarrin e Prometheut, bëre role që neve doi të na kujtohen. Ishe Hamleti, ishe Çobani ishe gjithçka dhe në fund, në shfaqjen e fundit ishe babai më i mirë në botë” – tha Drejtori i Teatrit Shqiptar, Adem Karaga.
Kolegët e Sefedin Nuredinit thonë se lajmin për vdekjen e tij e kanë përjetuar me shumë dhimbje, pasi që për ta Sefedin Nuredini ishte më shumë se vetëm një kolegë.Por ata thonë se kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në teatrin shqiptar, për shkak se në atë teatër do të vazhdojnë të aktrojnë, aktorët e rinj të cilët janë kuadër i tij.
“Me dhembje shumë të madhe e pranova lajmin sot në mëngjes derisa isha duke pirë kafe në Gjilan, dhe vrapova të vij dhe të jem pjesë e këtij takimi të fundit me Sefën” – deklaroi aktori, Bajrush Mjaku.
“Gjithë kuadri i Sefës ekziston sot, jeton me kuadrin me studentët që kanë dalë nga studimet në Akademinë e Tetovës. Si përmenda në fillim gjithë aktorët e Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Shqipërisë janë kuadër i Sefedin Nuredinit” – u shpreh aktori, Zijadin Murtezi.
“Në çdo moment luftonte dhe donte ta arrin atë që është perfekte, atëqë është e pamundur ta arrin në skenë dhe ajo është një betejë e madhe e Sefedinit, djhe në këtë pikëpamje mund të them se ai ishte i gjithëanshëm, ishte edhe si udhëheqës, edhe si organizator, edhe si njeri, aktor, i cili dinte të jepte atmosferë në çdo pune që ne bënim” – tha aktori, Selajdin Bilalli.
“Sefa është personi që solli profesionalizmin në skenën shqiptare në Shkup. Është i pari aktor që është diplomuar në Shën Kirili dhe Metodi dhe pas vetes solli dhjetra aktorë. Pra vendosi bazat e profesionalizmit në teatrin e Shkupit” – shprehet aktorja, Merita Çoçoli Sali.
Sefedin Nuredini ishte nga Kumanova, i diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, ndërsa hapat e parë në skenë i bëri nga mesi i viteve 70-ta në Teatrin Shqiptar të Shkupit, ku punoi deri në fund të jetës së tij. Varrimi i tij u bë sot në varrezat e Butelit në Shkup. (Ersan Pajaziti, TVM2)
