Reka: Takimi i Ramës me liderët shqiptar, përkujdesje për shqiptarët jashtë Shqipërisë
Shqipëria nuk po përzihet në punët e brendëshme të Maqedonisë por e ka obligim kushtetues...

Shqipëria nuk po përzihet në punët e brendëshme të Maqedonisë por e ka obligim kushtetues që të kujdeset për bashkëkombasit tonë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.
Kështu ka deklaruar për radion Europa e Lirë ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka, lidhur em takimet e liderëve shqiptar në Maqedoni, me krerët e shtetit shqiptar.
“Qeveria dhe shteti shqiptar kanë detyrimin kushtetues që të kujdesen për të gjith bashkëkombasit tanë që jetojnë jasht trojeve të republikës së Shqipërisë. Në këtë rast partit politike shqiptare kanë vajtur të konsultohen në Tiranë dhe Prishtinë me presidentin Thaçi.Ashtu siç e ka theksuar kryeminsitri Rama, për shqiptarët në MAqedoni nuk ka shum rëndësi karrigja qeverisëse, përkatësisht pjesmarrja në qeveri se sa mbrojtja e të gjitha të drejtave të shqiptarëve conform kushtetutëts së RM-së dhe marrveshjes së Ohrit” – tha Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.
Ambasadori reka thekson se shqipëria nuk ka pasur paragjykim se minoriteti maqedonas nga Shqipëria ka votuar në MAqedoni.
“Praktika e zgjehgdjeve të kaluara në MAqedoni ka treguar më së miri se Shqipëria nuk ka pasur asnjë lloj paragjykimi për votuesit e komunitetit maqedonas që kanë votuar edhe në Shkup dhe qytetet tjera të Maqedonisë” – u shpreh Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.
Sipas ambasadorit Reka mardhëniet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë janë mardhënie të mira, ndërsa thekson nevojën për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ekonomik. (Ersan Pajaziti, TVM2)
