“Ditës së Evropës” i është bashkangjitur edhe Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”
Bashkë me profesorët dhe studentët, nga ku shënim u dha porosia se për të qenë pjesë e bashkësisë evropiane duhet të harmonizohen vlerat evropiane me vlerat që ofron Maqedonia e që janë te shumta……

Festimeve të “Ditës së Evropës” i është bashkangjitur edhe Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, ku sot qëndroi edhe ministri i Arsimit, Spiro Ristovski. Bashkë me profesorët dhe studentët, nga ku shënim u dha porosia se për të qenë pjesë e bashkësisë evropiane duhet të harmonizohen vlerat evropiane me vlerat që ofron Maqedonia e që janë te shumta.
“Kjo është dita më e rëndësishme jo vetëm e popullit maqedonas, por edhe e të gjithëve që luftuan fashizmin. Ne duhet të ndihemi krenarë me paraardhësit tanë, të cilët ditën në cilën anë të rreshtohen . 9 maji është gjithashtu edhe “Dita e Evropës”, vlerat e e të cilit union edhe ne si shtet synojmë”, deklaroi ministri i Arsimit, Spiro Ristovski.
“Ne si institucion shkencor e pamë të udhës të organizojmë një debat në lidhje me këtë datë, 9 majin, që është edhe “Dita e Evropës”. Shpresojmë që të mbetet e shënuar edhe nga ata që do të vijnë, për shkak se falë kësaj fitore kundër një regjimi totalitar siç ishte fashizmi, ne sot festojmë të lirë”, - tha rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”,Velimir Stojkov.
Aktivitete të shumta janë mbajtur gjatë gjithë ditës, për të shënuar fitoren ndaj fashizmit dhe “Ditën e Evropës”. (Memedali Jusufi, TVM2)
