Milloshovski: Nuk formojmë qeveri me çdo kusht, bisedimet me BDI-në fillojnë javën e ardhëshme

15.01.2017 19:02

“VMRO-DPMNE nuk do të formojë qeveri me çdo kusht

“VMRO-DPMNE nuk do të formojë qevri me çdo kusht, e sidomos jo me çmimin e ndryshimit të kushtetutës, e sidomos jo për vendosjen e dygjuhësisë në tër teritorin e vendit”, deklaroi  Antonio Milloshovski në një intervistë për TV Kanal 5.

Poashtu Millopshovski theksoi se PSP është e politizuar dhe se VMRO-DPMNE do ta respektoj mandatin dhe kopetencat e kësaj prokurorie, duke mos shprehur gatishmëri për vazhdimin e mandatit të PSP-së. 

Milloshovski tha se pret pozicione të kundërta lidhur me këto çështje në bisedimet me BDI-në për formimin e qeverisë që pritet të fillojnë javën e ardhëshme. Milloshovski u shpreh i habitur me temat që merret LSDM ditëve të fundit që kanë të bëjnë me ndotjen, apo importin e energjisë elektrike dhe nuk prononcohet për platformën e partive shqiptare. 

Por në mbledhjen e fundit të kryesisë qëndrore të BDI-së pikërisht përdorimi i shqipes në tërë teritorin e vendit dhe PSP kanë qenë disa nga pikat të cilat siç ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani janë të pa negociueshme për formimin e qeverisë së re.

“BDI i përcakton si çështje të pa negociueshme për të ardhmen përdorimin e barabar të gjuhës shqipe, integrimin në NATO, integrimin në BE vazhdimin e mandatit të prokurorisë speciale me qëllim të zbardhjes së të gjitha përgjimeve të dala nga mega skandali i përgjimeve” – tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Edhe  partitë tjera paralamnetare shqiptare BESA dhe Aleanca për shqiptarët, insistojnë në platofrmën e përbashkët të nënshkruar nga liderët e këtyre partive.

Derisa nga PDSH duke mos u bërë pjesë e kësaj platform kanë theksuar se liria, barazia dhe drejtësia e shqiptarëve, fitohen vetëm me ndryshimin e statusit jurudiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni, me Parlament dy dhomësh , me vendimmarrje konsensuale dhe me ndarje të drejtë dhe të barabartë të buxhetit. (Sanije Kasami, TVM2)