Jovanovski, Zoran Zaev të jep dorëheqje, LSDM, qytetarët kanë nevojë për qeveri të re
VMRO-DPMNE kërkon që Lideri i LSDM-së Zoran Zaev...

VMRO-DPMNE kërkon që Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, të mbaj premtimin e dhënë se nëse i humb zgjedhjet e 11 dhjetorit do të jep dorëheqje.
Kërsto Jovanovski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së thotë se , Zaevi duhet tu jep fund justifikimeve qesharake dhe të jep dorëheqje, e jo të mbaj peng partin e tij dhe gjith Maqedonin,vetëm për të raujtur karierën e tij politike dhe për të shmangur përballur me drejtësinë.
“Kanë kaluar saktësisht 38 ditë, ndërsa Zoran Zaev, nuk ka në plan të tërhiqte nga politika, siç premtoi edhe vetë ai nëse humb në këto zgjedhje dhe ato i humbi. Kaloi më shumë se një muaj, kur më 11 dhjetor u mund politika destruktive dhe manipuluese e LSDM-së dhe Zoran Zaev-it. Qytetarët mbështetjen i ja dhënë VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për maqedoni më të mirë, ndërsa Zoran Zaev u tërhoq dhe vendosi të fshihet” – tha Krsto Jovanovski nga VMRO-DPMNE.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi I LSDM-së, ku thuhet se më shumë se 612.000 qytetarë të Maqedonisë kanë zgjedhur ndryshime
“Shumica e qytetarëve kanë zgjedhur jetën, drejtësinë, lirinë, demokracinë, barazinë, unitet. Për këtë arsye, qytetarët e Maqedonisë kanë nevojë për një qeveri të re të përgjegjshëm që do të punojnë në interes të tyre, e cila realizoj politika reale, që do të merret me procesin e nevojshëm reformues për tju siguruar jetesë cilësore dhe ardhmëri euroatlantike”, thuhet në reagimin e social- demokratëve.
