Mogerini, Prishtina dhe Beogradi të tregojnë maturi

15.01.2017 20:06

Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini....

Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, dhe ekipi i saj po e vëzhgojnë nga afër zhvillimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës këto ditët e fundit, ndërsa vëmendje e veçantë i është kushtuar ngjarjes së të shtunës, thuhet në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zyra e saj.

“BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për ngjarjet e së shtunës. Përfaqësuesi i Lartë ka folur tashmë me kryeministrin Vuçiç”, ka pohuar për “Tanjug” zëdhënësja Maja Koçijançiç.

Ajo në një deklaratë me shkrim thot se, Brukseli u bën thirrje të dyja palëve për të treguar përmbajtje dhe maturi, si dhe t’i kthehen çështjes së dialogut.

“Dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me interes të përbashkët”, ka theksuar Koçijançiç.