LSDM, do ta anulojmë testimin ekstern

15.01.2017 20:29

Pas caktimiT të datave për mbajtjen e provimit ekstern, ka reaguar LSDM....

Pas caktimiT të datave për mbajtjen e provimit ekstern, ka reaguar LSDM, duke paralajmëruar se ky testim do të anulohet që në senacën e parë qeverisë së re.

“Shumica e qytetarëve treguan se janë kundër provimit ekstern, e cila nuk solli asnjë të mirë në arsim, përveç se i traumatizoi nxënësit dhe bëri presione ndaj arsimtarëve, profesorëve dhe prindërve. Mosrespektimi i qëndrimit të shumicës së qytetarëve nga ana e qeverisë në largim e cila është në janar, do ta realizon provimin ekstern, vetëm që t’i kënaq qëllimet e veta, është dhunë klasike ndaj vullnetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Ashtu siç premtuam në Planin për jetë, provimi esktern do ta anulojmë në seancën e parë qeveritare. Për atë është e nevojshme një Qeveri përgjegjëse për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Për të gjitha pasojat e dëmshme ndaj nxënësve, arsimtarëve, profesorët dhe prindërve do të ketë përgjegjësi”, thonë nga LSDM.

Ndërsa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra shtetërore e provimeve, kanë paralajmëruar se testimi ekstern do të mbahet prej 30 janar dheri më 3 shkurt të këtij viti në pajtim  me vendimin për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve. Sipas këtij vendimi gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017, shtyhet për një javë, përkatësisht  do të fillojë më 23 janar, për shkak të rezikut nga përhapja e gripit.