LSDM dhe VMRO përplasen për shëndetësinë

15.01.2017 20:48

LSDM-ja e akuzon pushtetin për lëshimet sistematike....

LSDM-ja e akuzon pushtetin për lëshimet sistematike për gripin duke theksuar se nuk është respektuar rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vaksinohen 75 për qind të personave të moshuar, si dhe personat të cilët përkasin në grupet e rrezikuara prioritare.

“Sipas të dhënave zyrtare të Institutit për shëndet publik, në vend janë furnizuar 10 herë më pak vaksina nga nevojat  e qytetarëve. Janë vaksinuar vetëm 7,7 për qind e personave të moshës mbi 65 vjet edhe pse fëmijët më së shpeshti sëmuren, janë vaksinuar vetëm 10 fëmijë të moshës deri në 5 vjeç”, deklaroi Zllatko Mehmedoviq nga  LSDM-ja.

Sipas Mehmedoviq, duke pasur parasysh se epidemiologët paralajmërojnë se kulmi i gripit mund të pritet në shkurt, nuk është i mjaftueshëm vazhdimi i pushimit të nxënësve për disa ditë, ndërsa problemi është sistematik.

Por nga VMRO-DPMNE janë kundërpërgjigjur se “LSDM as nuk din e as nuk dëshiron të bëj diçka më shum për përmirësimin e gjendjens në shëndetësi. Në kohën e LSDM-së nuk u renovua asnjë ambulance, nuk u ndërtuan spitale të reja, nuk janë rregulluar aparatet medicinal, nuk është siguruar aparaturë modern mjeksore, ndërsa qytetarët kanë paguar barëra të shtrenjta.LSDM kur është në opozitë flet ndryshe, ndërsa kur është në pushtet nuk bënë asgjë, apo bën biznes me shëndetësinë” theksojnë nga VMRO-DPMNE.