Klinika e fëmijëve në Shkup me risi, kurimi i fëmijëve edhe me kafshë shtëpiake

15.01.2017 21:07

Kafshët shtëpiake do të jenë të mirëseardhura në klinikën e fëmijëve në Shkup....

Kafshët shtëpiake do të jenë të mirëseardhura në klinikën e fëmijëve në Shkup. Metoda e re  “Pet Frendli Plejs” për herë të parë do të zbatohet te ne,  dhe e njejta ka për qëllim, që përmes shoqerimit të fëmijëve me kafshët shtëpiake të kurohen më shpejtë në spital.

Drejtuesit e kësaj klinike për TVM-2  thonë se kjo metodë do të jep rezultate të mira të mjekimit  të  fëmijëve dhe e njëjta do të plotësoj atë që mjekësia nuk mund të bëj në praktikë, thotë Sofijanova.

 “Këtë teori  te ne e dëshmoi një pacient nga Kumanova i cili  mjekohej disa jave këtu. Përveç të gjitha trajtimeve mjekësore të dhëna dhe përkushtimit tonë të madhë, në fund ilaçin që ja solli  kllyshi voglushit përmes qendrimit të përbashkët në spital bëri që ai tani të jetë  në gjende të mirë shëndetësore. Qeni kuroi atë që ilaçet nuk munden të bëjnë. Vlersojë se shoqerimi i kafsheve shtëpiake në trajtimin e sëmundjeve është  e pabesueshme. Kafshët fëmijëve u japin qetësi, vetëbesim, siguri dhe njëkohësisht u  mundëson ambient shtëpiak në spital” – u shpreh Drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve në Shkup, Aspazija Sofijanova.

Kurimi i fëmijëve përmes shoqerimit me kafshët do të fillojë të zbatohet nga pranvera dhe kjo do të jetë falës. Në  këtë spital do të pranohen vetëm kafshët e vaksinuara dhe kontrolluara në kohë nga veterinerët.

“Kjo terapi  do të mundësoj qasje pozitive të pacienteve të sëmurë nga autizëm në veçanti do jep rezultate të mira për fëmijët me sëmundje psikosomatike që është dukuri më e shpesh te ne.Për këta fëmijë kafshët shtëpiake janë gjithçka dhe në momentin e qendrimit të tyre në spital ndajn energji pozitve ndaj njëri tjetrit dhe kjo gjë u ndihmon në kurimin e tyre” – tha Drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve në Shkup, Aspazija Sofijanova.

Studimet e shumta botërore kanë treguar se kafshet  shtëpiake posedojnë fuqi të jashtëzakonshme në mjekimin e pacienteve e në veçanti fëmijëve dhe  kjo metodë është treguar  e sukëseshme te pronarët e kafsheve shtëpiake të cilët përdorin më pak ilace se sa ata që nuk kanë kafshë. (Rexhep Qamili, TVM2)