Botë
Komandot franceze penguan sulm terrorist ndaj forumit ndërkombëtar në Mali
16.01.2017 10:25
Komandot franceze në Mali arrestuan terroristë të dyshimtë, të cilët kanë përgatitur sulm ndaj pjesëmarrësve...

Komandot franceze në Mali arrestuan terroristë të dyshimtë, të cilët kanë përgatitur sulm ndaj pjesëmarrësve në takimin e 27-të në nivel të lartë "Afrikë-Francë" në Bamako, transmeton TASS.
"Në Bamako u pengua një sulm terrorist. Njësitet speciale franceze në pjesën veriore të vendit kanë arrestuar atentatorë vetëvrasës, të cilët e kanë përgatitur sulmin", deklaroi një burim nga shërbimet për siguri të një shteti të paemëruar perëndimor.
Informacioni u konfirmua nga një përfaqësues i forcave të sigurimit në Mali, i cili potencoi rolin e Francës në ruajtjen e sigurisë së forumit.
Nuk saktësohet numri i ekstremistëve të arrestuar.
Takimi "Afrikë-Francë", u mbajt më 13-14 janar në kryeqytetin e Malit. Në të morën pjesë rreth 30 liderë afrikanë, si dhe presidenti francez Fransoa Oland./mia
