Botë

Një gjykatë në Bangladesh i dënoi me varje 26 persona

16.01.2017 10:42

Një gjykatë në Bangladesh sot i dënoi me vdekje 26 persona, duke i përfshirë edhe tre oficerë të lartë të forcave elitare...

Një gjykatë në Bangladesh sot i dënoi me vdekje 26 persona, duke i përfshirë edhe tre oficerë të lartë të forcave elitare të sigurisë në vend, pasi i shpalli fajtorë për vrasjen e disa personave, të cilët u rrëmbyen para një stadiumi për kriket.
 
Trupat e viktimave janë gjetur në një lumë, në prill të vitit 2014, tre ditë pasi dëshmitarët thonë se i kanë parë se si i çojnë në një automjet para stadiumit në qytetin Narjangani.
 
Gjykatësi në këtë rast i dënoi të gjithë 35 të akuzuarit në rast, duke i përfshirë edhe 25 anëtarët e batalionit për reagim të shpejtë. Për njëzetë e gjashtë personave të dënuar dënimi është vdekje me varje./mia