Botë

Shkollat në disa pjesë të Greqisë të mbyllura për shkak të motit të ligë

16.01.2017 11:46

Shkollat dhe kopshtet në rajonet e qyteteve Janinë dhe Kallambaka në Greqinë perëndimore sot kanë mbetur të mbyllura...

Shkollat dhe kopshtet në rajonet e qyteteve Janinë dhe Kallambaka në Greqinë perëndimore sot kanë mbetur të mbyllura për shkak të keqësimit të ri të motit.
 
Siç lajmëruan mediat greke, autoritetet e kanë sjellë vendimin e tillë për shkak të paralajmërimeve të meteorologëve për serinë e valës së re të të ftohtit të përcjellë me temperatura të ulëta dhe reshje të borës.
 
Vala e ftohtë që nga fillimi i vitit e kaploi Evropë, e goditi edhe Greqinë duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje të mëdha të borës. madje edhe në ishujt në Detin Egje, që është një paraqitje e rrallë.
 
Kushtet e tilla të motit kanë shkaktuar probleme në komunikacion dhe ndërprerje në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në disa pjesë të Greqisë./mia