Maqedoni

Qarkullimi ajror pa probleme më të mëdha

16.01.2017 12:58

Qarkullimi ajror në aeroportin "Aleksandri i Madh" në Shkup tani për tani zhvillohet pa ngecje të mëdha...

Sipas ueb faqes në aeroport, janë anuluar fluturime për në Stamboll, ndërsa janë anuluar edhe arritja e fluturimit nga Vjena. Sot në mëngjes nuk janë realizuar edhe fluturimet e planifikuara Shkup-Zagreb.
 
Fluturimet e tjera të sotme priten që të realizohen sipas orarit të parashikuara të fluturimeve.
 
Në Aeroportin e Ohrit nuk janë parashikuar as fluturime dhe as aterrime./mia