Maqedoni

Brazil, nuk ndalen përleshjet mes bandave, mbi 26 viktima

16.01.2017 13:55

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në burgjet e Brazilit. Të paktën 26 persona humbën jetën gjatë një përleshje 14-orëshe në burgun e Alcakuz...

Bilanci është trefish më i lartë nga sa u raportua fillimisht dhe mund të rritet më tej, siç bëjnë të ditur autoritetet.
 
Ekipet mjekoligjore deklaruan se shumicës së viktimave u ishin prerë kokat apo pjesë të trupit, e shumë trupa ishin hedhur në një kanal.
 
Përleshjet nisën kur pjesëtarët e një prej organizatave më të fuqishme kriminale të Brazilit sulmuan rivalët e tyre që gjendeshin në një godinë tjetër. Të burgosurit prenë elektricitetin para se të fillonte dhuna. 
 
Burgu Alcakuz ka një kapacitet prej 620 të burgosurish, por atje qëndrojnë mbi 1.000 të tillë. Mbipopullimi është një problem që shqetëson të gjithë sistemin e burgjeve në Brazil, e kjo është përleshja e tretë e madhe që përfshin sistemin penitenciar.
 
Gati 100 persona humbën jetën në një përplasje të dhunshme mes bandave më herët gjatë muajit në shtetet e Amazonas dhe Roraimas.