Maqedoni
Han apel Prishtinës dhe Beogradit: Mos rrezikoni dialogun, shikoni përpara
16.01.2017 15:16
Komisioneri për negociata dhe zgjerim i Bashkimit Europian, Johanes Han...

Komisioneri për negociata dhe zgjerim i Bashkimit Europian, Johanes Han, sot nga Brukseli i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e rrezikojnë atë që është arritur paraprakisht me dialogun.
“Lutja ime është që të mos vihet në rrezik ajo që deri më tani është realizuar në dialogun Beograd-Prishtinë dhe se duhet shikuar përpara e jo pas”,- deklaroi Han para fillimit të takimit të shefave të diplomacive të vendeve të BE-së, duke u përgjigjur në pyetjen: si e sheh tensionin ndërmjet Kosovës e Serbisë pas rastit të trenit serb?
Në pyetjen nëse është presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, Han u përgjigj: secili që nuk shikon përpara, shikon pas.
Në këtë takim nuk është paraparë ndonjë debat për Ballkanin Perëndimor ose për zgjerimin.
