Maqedoni

Partia Liberal-demokrate: Gruevski të kthejë mandatin

16.01.2017 15:39

Liberal-demokratët kërkojnë nga Nikolla Gruevski që ta kthejë mandatin, pasi edhe pas një jave nuk po arrin të formojë qeveri...

“Gruevski po luan me durimin e qytetarëve, të cilët më 11 dhjetor treguan se votuan për ndryshim të sistemit”,- thonë nga PLD.

“Gruevski duhet të dijë se procesi i pastrimit të skenës politike, ashtu si edhe çmontimi i “gruevizmit”, është i pashmangshëm dhe i pandalshëm. “Të gjithë politikanët të dyshuar për krime nga PSP-ja nuk munden dhe nuk kanë të drejtë të formojnë Qeveri”,- thonë nga PLD.

Shtetit i duhet në Qeveri e cila do t’i fillojë reformat themelore të bazuara në rekomandimet e raportit të Pribesë, shtojnë më tej nga kjo parti.

“Ndër prioritetet e qeverisë duhet të jenë edhe reformat për gjyqësor të pavarur, ashtu si edhe vazhdimi i punës së PSP-së. Dhe më në fund, fillimi i proceseve gjyqësore kundër të gjithë funksionarëve në pushtet dhe elitës korruptuese, të përfshirët në krim, korrupsion dhe mashtrime zgjedhore... Maqedonia nuk duhet të jetë vend i urrejtjes, ndarjeve dhe varfërisë, por shtet stabil, i cili do të orientohet drejt BE-së dhe NATO-s”,- thuhet në kumtesën e PLD-së.