Botë
Meksikë, përgjaket festivali, vdesin pesë persona
16.01.2017 16:37
Pesë persona janë raportuar të vdekur pas të shtënave që ndodhën gjatë Festivalit të Muzikës në Meksikë...

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një klub nate në natën e fundit të një prej festivaleve më të mëdha të muzikës në vend që mbahej në klubet e plazhit Del Carmen. Në këtë festival marrin pjesë qindra DJ nga e gjithë bota.
Rojet e sigurisë në fillim menduan se nisën fishekzjarrët, duke pretenduar se çdo gjë ishte në rregull, po më pas kuptuan se ishin të shtëna armësh.
Ndërsa disa nga të pranishmit në festë kanë menduar për ndonjë sulm terrorist. Policia po punon për kapjen e autorit.
