Ndërmjetësimi në kontestet gjyqësore, GJPAOEM: Kemi kapacitete, duhet interesim i palëve
Shprehitë apo informimi i pamjaftueshëm, janë shkaqet kryesore që pengojnë firmat....

Shprehitë apo informimi i pamjaftueshëm, janë shkaqet kryesore që pengojnë firmat apo edhe qytetarët që të përdorin ndërmjetësimin si mjet për zgjidhjen e kontesteve të tyre.
Nga Gjykata e përhershme e arbitrazhit pranë Odës ekonomike të Maqedonisë thonë se vitin e kaluar nga gjithsej 10 konteste, tetë janë zgjidhur, ndërsa dy janë në procedurë zgjidhjeje. Gjykata ka kapacitet të zgjidhë në vit rreth 10 për qind të numrit të tërësishëm të rasteve gjyqësore dhe ndërmjetësimi është mënyrë alternative e gjykimit, jashtëzakonisht profesional, i pavarur dhe punon vetëm në favor të ekonomistëve, thonë nga OEM.
"Kemi mundësi të madhe të arrijmë më shumë. Presim gjatë mandatit tonë, me kryesinë e re, në pesë vitet e ardhshme të vijmë deri në zgjidhjen e 70 rasteve në vit ose 10 për qind nga numri i tërësishëm në gjyqësi”,- deklaroi kryetari i Gjykatës së përhershme të arbitrazhit pranë OEM-së, Goran Rafajlovski.
As vendet fqinje nuk kanë përvojë të mirë me arbitrazhin. Më mirë përparon Rumania me rreth 1.600 raste në vit, ku procedurat janë pothuajse të reduktuara gjysmë-gjysmë me gjyqësinë.
Në 30 vitet e fundit prej se ekziston arbitrazhi te ne, janë zgjidhur më shumë se 150 lëndë. (Besim Abdullai, TVM2)
