Problemi i “Jugohromit”, sindikalistët takojnë kryeministrin Dimitriev
Sindikata e të punësuarve në “Jugohrom” është takuar....

Sindikata e të punësuarve në “Jugohrom” është takuar sot me kryeministrin Dimitriev për të kërkuar zgjidhje për problemin e tyre, njofton TVM2.
Edhe pse takimi u cilësua si konstruktiv, prej tij nuk doli asnjë zgjidhje konkrete, por sindikalistët thonë se u la hapësirë për një takim të ri.
“Takimi ishte konstruktiv, gjatë gjithë kohës që biseduam treguan mirëkuptim për problemet rreth 700 të punësuarve. Në përfundim të këtij takimi nuk mund të them se morëm ndonjë vendim, lamë hapësirë për takim të ri dhe me shpresë të gjetjes së ndonjë vendimi të ri…. Ne kërkesat tona i shpalosëm deri tek ta, siç thashë kanë kuptim për problemet tona dhe në një farë mënyre do të angazhohen me mundësitë e tyre të bëjnë ndonjë hap në këtë drejtim”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së të punësuarve në “Jugohrom”, Bajram Amiti.
Punëtorët aktualisht kanë kontrata pune deri në fund të janarit, por ata kërkojnë fillimin e punës në kombinat, sepse në të kundërtën rrezikojnë të mbeten pa të ardhura. Thonë se kombinati ka filluar vendosjen e filtrave, por ajo është një procedurë që kërkon kohë, e deri atëherë punëtorët nuk mund të mbijetojnë pa rroga.
“Afërsisht 300 - 400 mijë euro shkojnë në rroga të punëtorëve, a nuk ka profit, me ato para deri tani do të përfundonte ndonjë fazë për vendosjen e filtrave. Në teren kanë filluar vendosjen e filtrave, por për shkak të temperaturave të ulëta kanë e ndërprerë punën. Deri në fund të muajit, këto 10 ditë, do të fillohet me punë dhe deri në fund të muajit një pjesë e objektit do të jetë i gatshëm”,- theksoi anëtari Sindikatës së të punësuarve në “Jugohrom”, Svetislav Spasovski.
Por, Sindikata thotë se e vetme nuk mund të bëjë asgjë për të punësuarit, prandaj kërkon ndihmën e qeverisë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
