Klinika për toksikologji, pajisje të reja në shërbim të pacientëve
Klinika për toksikologji është furnizuar me aparate të reja...

Klinika për toksikologji është furnizuar me aparate të reja, pjesa më e madhe e të cilave tashmë janë vendosur në funksion.
Bëhet fjalë për pajisje me vlerë prej rreth 180 mijë euro. Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, tha se investimi erdhi pas shtimit të numri të pacientëve në këtë klinikë, që funksionon edhe si Qendër interniste urgjente.
Todorov pret që seriozisht të përmirësohet cilësia e punës së klinikës dhe të lehtësohet puna e mjekëve dhe tërë personelit shëndetësor, si dhe të përmirësohen kushtet për pacientët në atë institucion shëndetësor publik.
Në takimin me menaxhuesit e klinikës është biseduar edhe për nevojën për kuadro. Sipas tij, shëndetësia është fushë në të cilën nuk mund të improvizohet, posaçërisht në pjesën e kuadrove dhe gabimet të cilat janë bërë në të kaluarën po reflektohet dhe ndjehen dhe në këtë aspekt kanë obligim vazhdimisht të investojnë në potencialet njerëzore në shëndetësi.
