Ahmeti takon ambasadoren e Gjermanisë, Althauser

16.01.2017 20:47

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka zhvilluar sot në Shkup një takim pune me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, z. Kristinë Althauser.

Ahmeti vlerësoi që zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin të besueshme, demokratike dhe rezultati u pranua nga të gjithë pjesëmarrësit si dhe komuniteti ndërkombëtar. Ahmeti vijoi për të spjeguar opcionet mbi të cilat në BDI po zhvillohet debat i hapur dhe konstruktiv ato përfshijnë koalicion me VMRO-në, me LSDM-në, koalicion të gjërë politik qeverisës, të mbeturit në opozitë si dhe përsëritja e zgjedhjeve.

Ahmeti foli edhe për bazën e gjërë të konsultimeve që po zhvillon, jo vetëm në parti, vend e rajon, por edhe në qendrat kryesore të vendosjes mbi situatën në të cilën gjendet vendi përballë nevojës për formim të qeverisë, por edhe përballë zhvillimeve gjeopolitike.

Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes gjermane për integrim EuroAtlantik dhe për zhvillim të reformave në vend duke theksuar që gjuha shqipe, reformat sistemore dhe integrimi në NATO dhe BE mbeten prioritete absolute dhe të panegociueshme për BDI-në.