MAQEDONI

A.SH.M.A.A.: TVM2 e balancuar në zgjedhje

09.05.2014 19:24

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuele, në raportin për monitorim të mbulimit mediatik të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare 2014, të transmetuesve në nivel shtetëror, ka konstatuar se MTV2 gjatë mbulimit të procesit zgjedhor ka qenë e balancuar…….

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuele, në raportin për monitorim të mbulimit mediatik të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare 2014, të transmetuesve në nivel shtetëror, ka konstatuar se MTV2 gjatë mbulimit të procesit zgjedhor ka qenë e balancuar dhe ka përmbushur rregullat e Kodit Zgjedhor.

“Ne si agjencion konsiderojmë që e kanë përmbushur kushtin në bazë të Kodit Zgjedhor për balancim të zgjedhjeve presidenciale dhe të parakohshme parlamentare. MTV 2 për sa i përket ligjit, ka përmbushur kushtin për informim të balancuar, ka pasur paraqitje të drejtpërdrejtë të kandidatëve për kryetar shteti, por edhe të tri pjesëve, që është pjesa inverzive e sigurimit të pjesës për paraqitje gjatë fushatës zgjedhore, ka përmbushur kushtin në nivel të duhur”, - deklaroi anëtari i Agjencionit për Shërbime Mediatike, Selver Ajdini.

Ndërkohë  disa televizione që emitojnë program në nivel shtetëror, nuk kanë ofruar mbulim mediatik të drejtë dhe të balancuar, thonë nga Agjencioni për Shërbime Mediatike.

Tv Sitel, Kanal 5 dhe tv Alfa edhe në mënyrë cilësore dhe sasiore kanë raportuar në interes të Koalicionit të udhëhequr nga VMRO–DPMNE dhe kandidatit të saj presidencial dhe negativisht kanë informuar për aktivitetet e LSDM-së dhe kandidatin e saj presidencial.

Ndërkohë, Alsat M nuk ka respektuar principin e proporcionalitetit për disa pjesëmarrës në fushatën e zgjedhjeve parlamentare, nuk ka publikuar as një informacion, ndërsa për mbulimin mediatik të të dy proceseve zgjedhore, ka mundësuar hapësirë më të madhe për aktivitetet e BDI-së. Telma ka siguruar hapësirë më të gjerë mediatike për aktivitet e LSDM-së.

Dënimet për mbulim jo kualitativ dhe sasior  janë precize, për televizionin dënimi është prej 3 mijë deri në 5 mijë euro, ndërsa për kryeredaktorin e televizionit është paraparë dënim prej 1 mijë deri në 3 mijë euro, me atë që  ata kanë mundësi të drejtohen në Agjencionin për Shërbime Mediatike dhe të bëjnë pagesën e gjysmës së paraparë të dënimit, të cilën mund ta shqiptojë Gjykata.