“Fortesa 2”, Grujovski sot sërish para Gjykatës

17.01.2017 09:42

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër ish drejtorit të Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Brendshme...

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër ish drejtorit të Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Brendshme, Goran Grujovskit, për rastin e Prokurorisë Speciale “Fortesa 2”.

Bashkë me gjashtë punonjës të arkivit në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimin, Grujovski akuzohet për  shkatërrimin e dokumenteve zyrtare të Policisë sekrete.

Gjykata paraprakisht obligoi Prokurorinë Speciale që të sigurojë leje nga DSK për t’i përdorur dëshmitë e klasifikuara.

Ekipi i Janevës njoftoi se ka marrë përgjigje nga Policia sekrete, por nuk tregoi se çfarë përmban kjo përgjigje, të cilën thanë vetëm se do ia dorëzojnë gjykatëses dhe kjo e fundit do të vendosë nëse provat do të vazhdojnë të mbeten si sekrete apo do të përdoren në procesin gjyqësor.