Liderët e BE-së me mesazh: BE nuk ka nevojë për këshillat e Trump

17.01.2017 10:43

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se do të kërkojë të arrijë në marrëveshje...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se do të kërkojë të arrijë një marrëveshje me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas betimit të tij, por këmbënguli se Europa do të ndjekë rrugën e saj pavarësisht diferencave me udhëheqësin e ri amerikan.

Komentet e Merkelit ishin në përgjigje të intervistës së  presidentit të ri amerikan që alarmoi udhëheqësit europianë me përsëritjen që i bëri kritikës së vjetër lidhur me NATO-n, si dhe kur e quajti gabim historik përgjigjen që Gjermania i dha krizës së emigrantëve.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh se “një NATO e fortë është diçka e mirë për Shtetet e Bashkuara ashtu si dhe për Europën. Komentet e Trumpit se NATO-ja është e vjetruar bien ndesh me deklaratat e bëra pak ditë më parë nga vet njeriu, që presidenti i zgjedhur amerikan e ka zgjedhur si ministër Mbrojtjeje në administratën e tij”,- komentoi ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Ualter Steinmeier.

Rusia, ndërkohë, tha se është tepër herët për të komentuar mbi propozimet e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, i cili sugjeroi në intervistë se do të mbështesë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë në këmbim të një marrëveshjeje për të pakësuar arsenalin e saj bërthamor.

Ka reaguar edhe presidenti francez, Francois Hollande. “Europa nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë për të treguar atë se çfarë duhet të bëjë",- u shpreh Hollande, duke dalë përkrah kancelares Merkel dhe politikës së saj për refugjatët.