Ministri Lutfiu po merr pjesë në Konferencën e Vjenës “Call for the future”

17.01.2017 10:07

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu merr pjesë në konferencën e Vjenës....

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu merr pjesë në konferencën e Vjenës me temë “Call for the future”, që mbahet më 16 dhe 17 janar në Vjenë të Austrisë.

Lutfiu është i ftuar për të diskutuar në panel diskutimin për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me temë: “The Western Balkan: Time for the next generation”.

Sot, gjatë prezantimit të ministrit Lutfiu në këtë konferencë, do të jenë të pranishëm personalitete të larta të shteteve të Europës dhe Ballkanit, ku pjesë e panelit do te jetë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.